Mirëpritja e fëmijës së tij të tetë në moshën 73 vjeçare më vonë gjatë këtij viti nuk është shaka.
Dhe duket se mamaja fatlume që do të sjellë në jetë fëmijën e radhës së legjendës së muzikës do të trajtohet si një princeshë e vërtetë. Ndërkohë që Jagger ka qenë i zënë duke bërë tour me grupin e tij Rolling Stones, bukuroshja 30 vjeçare Melanie Hamrick është pikasur në New York me barkun e saj që fryhet gjithmonë e më shumë. Pikërisht në qytetin që nuk fle kurrë, rokeri i ka blerë balerinës amerikane një shtëpi luksoze prej plot 7 milionë dollarësh. Më shumë se thjesht një strehë për të futur kokën!