Specialistët që punojnë për kompaninë Microsoft thonë se trupi njerëzor do jetë i aftë gradualisht të “riprogramohet” në gjendjen e tij të shëndetshme. Kompania Microsoft thotë se do gjejë kurën e kancerit në 10 vitet e ardhshme. Microsoft ka ndërtuar një njësi “ llogaritjeje kompjuterike” që thotë se ka për qëllim t’i kthejë qelizat në kompjuterë të gjallë.
Kështu që ata do mund të riprogramohen për të shëruar sëmundje si kanceri.
“Kompania po e trajton sëmundjen si një virus kompjuteri, që pushton qelizat e trupit. Sapo të jetë në gjendje ta bëjë, do e monitorojë dhe do e riprogramojë të jetë sërish i shëndetshëm”, thonë ekspertët që punojnë për Microsoft.