INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

"Microsoft" merret me marijuanë

Publikuar më: 09:50 19-06-2016

"Microsoft" ofron shërbime që ndjekin me kujdes rritjen e kanabisit, që nga mbjellja e farës e deri tek shitja tek klienti.

Marijuana po ligjërohet nga shteti në shtet në Amerikë dhe Microsoft është nga kompanitë e para të mëdha që thyen tabutë duke ofruar shërbimet për bashkëpunim.

Sipas New York Times, deri më sot vetëm pak banka u jepnin kredi atyre që donin të ofronin shërbime në këtë fushë, pasi mbetet e paligjshme në shumicën e shteteve.

"Microsoft" është kompania e parë që i ofron qeverisë amerikane programe që do të ndihmojnë ndjekjen e detajuar të shpërndarjes së marijuanës së ligjshme, që nga mbjellja e farës e deri tek shitja tek klientët.

Article Logic
Execution time: 0.0034458637237549