INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Microsoft pranë blerjes së pionerit të internetit, Yahoo

Microsoft pranë blerjes së pionerit të internetit, Yahoo

Publikuar më: 13:00 05-04-2016

Ekzekutivët e Microsoft janë në bisedime me investitorët e Yahoo për një blerje të mundshme të kompanisë së internetit shkruante agjensia e lajmeve Reuters.

Bisedimet janë paraprake dhe synimet e Microsoft janë për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të biznesit mes dy kompanive. Microsoft dhe Yahoo kanë një histori të gjërë bashkëpunimin në të kaluarën kryesisht në reklamim online.

Investorët e Yahoo thuhet të kenë reaguar pozivisht ndaj qasjes së Microsoft ndërsa ky i fundit nuk ka pranuar të japë shpjegime. Yahoo ka nxjerrë në ankand edhe bizneset e saj bazë si motorin e kërkimit, shërbimet e postës elektronike dhe të lajmeve. Një ndër pionerët e botës së internetit, Yahoo dështoi të ndiqte ritmin e Google të Alphabet dhe Facebook në reklamimin online.

Fondacioni Startboard Value LP i cili zotëron 1.7 % të kapitali të Yahoo pak javë më parë raportohej se po planifikonte të përmbyste bordin drejtues të kompanisë përfshi edhe ekzekutiven Marissa Mayer e cila ka bërë të pamundurën për të rikthyer prestigjin e kompanisë katër vitet e fundit.

Interesi i shfaqur nga Microsoft vjen pothuaj një dekadë nga përpjekja e fundit për blerjen e Yahoo. Në 2008-tën, Steve Ballmer ofroi 45 miliard dollar për Yahoo, një nismë kjo e pasuksesshme.

Article Logic
Execution time: 0.0031740665435791