Microsoft tashmë ka hyrë në tregun e profesionistëve dhe njerëzve kreativ me produktet e fundit, që përfshijnë tabletët dhe laptopët e avancuar.
Tani kompania amerikane është duke e ndjekur një kategori të re me modelin e saj më të ri të laptopit që kushton 1000 dollarë.
Surface Laptop është produkti më i ri i Microsoft që synon të rivalizojë direkt me Apple. Laptopi i ri hapet për disa sekonda, ka ekranin e ndjeshëm në prekje, zgjat deri në 14 orë punë, peshon më pak se Air i Apple dhe ofron ekranin me madhësinë prej 13.5”, ndërsa i njëjti është shumë më i lehtë dhe më i hollë sesa rivalët e saj të shumtë në industri.
Të gjithë ata që duan ta kenë një laptop të ri me dizajn tejet unik, duhet ta dijnë se modeli i ri i laptopit vjen më 15 qershor në treg.