Të premten Microsoft bëri të ditur politikat e reja të anti-terrorizmit dhe terroristët nuk janë më të mirëpritur në shërbimet online të kompanisë. Microsoft tha se do të fshinte çdo përmbajtje terroriste e cila raportohet të jetë pjesë e sistemeve të kompanisë.
Deklarata urrejtjeje dhe mbrojtja e dhunës publikisht do të jenë disa prej përmbajtjeve të cilat Microsoft do ti cilësojë si terroriste. Gjigandi i sistemit operativ tha se do të shfrytëzonte Listën e Sanksioneve të Këshillit të Kombeve të Bashkuara për të përcaktuar përmbajtjet terroriste.
Politikat që do të ndiqen nga Bing do të jenë ndryshe: lidhjet që të drejtojnë tek përmbatjet terroriste do të hiqen vetëm nëse kërkohet nga autoritetet ligjore lokale. Microsoft po punon së afërmi me hulumtuesit për të zhvilluar teknika të cilat automatikisht identifikojë imazhe, video dhe audio terroriste.
Për më repër kompania po bashkëpunon me organizatat qeveritare për të ndaluar përdorimin e platformave të internetit nga terroristët.