Kompania e Microsoft i ka ulur pritshmëritë që Windows 10 do të operojë në më shumë se një bilionë pajisje deri në vitin 2018. Gjatë një prononcimi ata thanë se problemet që kishin me biznesin e telefonave të “mençur” kanë ndikuar në këtë.
Gjiganti teknologjik është përballur me shitje të ulëta të telefonave për shkak të konkurrencës së fortë nga Android dhe Apple.