Amaneti u plotësuar. Kanë mbërritur në Shqipëri eshtrat e Mit’hat Frashërit. Mësohet se homazhet për patriotin do të zhvillohen tek Akademia e Arteve.
Pas ceremonisë eshtrat do të varrosen pranë varrezave të vëllezërve Frashëri.
Mit’hat Frashëri, djali i Abdyl Frashërit është një nga figurat më intelektuale shqiptare. Ai ka lënë gjurmë si diplomat, shkrimtar dhe politikan.
Lindi në Janinë më 25 mars 1880, u rrit në Stamboll dhe gjithë jetën ia kushtoi çështjes shqiptare.
Mit'hat Frashëri vdiq në Neë York më 3 nëntor 1949. Ndërsa pas kaq shumë vitesh eshtrat e tij do të prehen në atdhe.