Midhja ka vënë në ‘luftë’ peshkatarët. Ajo ka nisur pranë gjirit të Seine mes Francës dhe Anglisë.
Peshkatarët francezë janë akuzuar nga rivalët e tyre britanikë se i kanë ofenduar, kanë hedhur gurë dhe bomba tymi drejt tyre.
Përplasja ndodhi rreth 12 milje jashtë bregut të Normandisë, pranë gjirit të Seine, raporton BBC.
Anijet britanike kanë të drejtë ligjore të peshkojnë në zonën e pasur me midhje, por prania e tyre i ka zemëruar francezët.
Tani peshkatarët në Mbretërinë e Bashkuar po kërkojnë mbrojtje nga qeveria, ndërsa francezët vuajnë humbjen e një "burimi primar".