INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Midis borxhit dhe vdekjes! Pacientët me tumor derdhin kursimet e një jete

Midis borxhit dhe vdekjes! Pacientët me tumor derdhin kursimet e një jete

Publikuar më: 09:55 16-10-2018

Gjysma e pacientëve të prekur nga sëmundjet e tumorit djegin kursimet e tyre të gjithë jetës në më pak se dy vjet. Studimi i titulluar "Borxhi ose vdekja?", zbulon se pacientët shpenzojnë mesatarisht 92 mijë dollarë në vit duke u përpjekur që të qëndrojnë të gjallë. Shpenzimet ishin më të larta për kategoritë më të prekshme si; të moshuarit, të sëmurit dhe të pasiguruarit, sipas studimit të kryer në 9.5 milionë pacientë i bazuar midis viteve 1998 dhe 2014. Ekspertët paralajmërojnë se kjo prirje do të përkeqësohet, ndërkohë që shumë amerikanë kthehen në planet afatshkurtra të kujdesit shëndetësor që nuk mbulojnë kujdesin e kancerit, as kujdesin e përgjithshëm për të mbijetuarit pas diagnostikimit.

Kanceri është vrasësi më i madh në Amerikë pas sëmundjeve të zemrës. Më shumë se 1.6 milionë amerikanë në vit janë diagnostikuar me sëmundjen e rëndë 87 për qind e të cilëve janë mbi 50 vjeç. Të dhënat tregojnë se më shumë se 600 mijë persona vdesin. Kostot e trajtimit janë shumë të larta. Trajtimi i pacientëve kushton 87.8 miliardë dollarë në vit, ndërsa vdekjet e hershme kushtojnë 130 miliardë dollarë në vit. Një numër i madh i trajtimeve është mbuluar nga pacientët: në vitin 2014, shifrat më të fundit në dispozicion, tregojnë se pacientët paguan 4 miliardë dollarë nga xhepi për kujdesin e tyre, sipas një raporti nga Shoqata Amerikane e Kancerit dhe Rrjeti i Kancerit.

Article Logic
Execution time: 0.00341796875