Ndërkohë Hailey Baldwin dhe Justin Bieber kanë bërë shfaqjet e tyre gjatë Javës së Modës në Nju Jork, Hailey tha se ajo nuk do të jetë më kaq e angazhuar në fushën e modelingut për të kaluar më shumë kohë me të fejuarin e saj.
Në sfilatën e modës së Carolina Herrera, Hailey komentoi disa këshilla që xhaxhai i saj Alec Baldwin i ka dhënë asaj. Sipas xhaxhait të Hailey, ajo dhe Justin duhet të shpenzojnë sa më shumë kohë të jetë e mundur së bashku dhe ajo pajtohet plotësisht me këtë gjë. "Është vendim i zgjuar dhe i rëndësishëm. Duhet gjithmonë të vendosni familjen mbi punën, pa marrë parasysh se çfarë", është shprehur Hailey Baldwin.
Hailey dhe Justin më herët u thanë se po marrin kohën e tyre për të planfikuar dasmën dhe se duan që të shpenzojnë sa më shumë kohë bashkë.