Paraditen e sotme kryeministri Edi Rama ka qënë i pranishëm në urën e Mifolit në Fier një nga zonat më të goditura nga përmbytjet.
Ai ka shprehur mbështetje për banorët e prekur nga përmbytja si pasojë e daljes së lumit Vjosë. Më pas ai ka zhvilluar një takim edhe me trupat e Forcave të Armatosura, të cilët janë dislokuar në Urën e Mifolit, në ndihmë të banorëve që presin evakuimin.
“Djema jeni heronj! Nuk di si t’iu falënderoj. Falenderimet dhe vlerësimet e mia maksimale, – ka thënë Rama. – Emergjenca u përballua me një superorganizim. Ndërsa ministrat janë në terren dhe 24 orë pa gjumë”.
Rama po ashtu ka qenë i shoqëruar edhe nga ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe ministri i Energjetikës Damian Gjiknuri. Në Mifol ishte i pranishëm edhe deputeti i PD, Luan Baçi dhe ai i LSI, Shezai Rrokaj.