Çdo 10 sekonda një person përfundon në urgjencë për shkak të dhimbjeve të forta të kokës të shkaktuara nga migrena duke sjell kështu dëme të mëdha në jetën e një personi, por dhe kosto për shtetin.
Sipas një raporti britanik brenda një viti migrena i kushton Britanisë së madhe 8.8 miliard paund për shkak të produktivitetit të humbur, shkruan intv.al
Ekspertët e fushës shpjegojnë se në 76% të rasteve sulmet e migrenës janë aq të forta sa personit i duhet disa ditë pushimi ndërsa në 73% të rasteve ulet produktivitetin në punë.
Autori kryesor, i studimit Dr James Chandler, nga The Ëork Foundation, deklaron se migrena është çrregullimi më i zakonshëm që prek më shumë se 20 për qind të të rriturve në Britani të Madhe.
Dr Chandler shpjegon se kjo sëmundje është e përhapur më së shumti tek grupmosha 15-49 vjeç, e dëmton shëndetin e individit dhe jetën profesionale, pasi kjo është dhe grpumosha më aktive në punë dhe që mund të bëjë karrierë.
Kjo sëmundje, që nuk kurohet dot përfundimisht. Ajo vetëm mund të mbahet nën kontroll.
Ekspertët këshillojnë që të shmangen dhe humbje e mëdha ekonomike dhe profesionale punëdhënësit duhet të lejojnë punëtorët e tyre me migrenë të punojnë edhe nga shtëpia./intv.al/