INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Mihajloviç sherr me gazetarët e RAI, ja shkaku

Publikuar më: 15:03 08-02-2016

Përplasje mes gazetarëve dhe trajnerëve në Itali nuk kanë fundi. Pas Mancinit, episodi i radhës ka ndodhur në emisionin “Novantesimo minuto” mes dy gazetarëve Paola Ferrari dhe Mazzocchi si dhe trajnerit të Milanit Sinisa Mihajlovic pas ndeshjes Milan-Udinese (1-1).

Trajneri i Milanit u nevrikos që e lanë të priste 10 minuta përpara se të hynte në transmetim.

“Nuk na vjen mirë që ju lamë të prisni, por në linjë është edhe Sarri që pret prej 10 minutash” – i tha gazetarja. Mihajlovic i pakënaqur ia ktheu: “Po, por unë erdha i pari. Nëse ju doni të flisni me të mund të flisni”.

Article Logic
Execution time: 0.0024158954620361