INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mijëra bimë kanabisi, në një bunker nuklear

Mijëra bimë kanabisi, në një bunker nuklear

Publikuar më: 09:25 24-02-2017

Një ish-bunker bërthamor nëntokësor në Britani duket se është shndërruar në një fabrikë gjigante për kultivimin e kanabisit, shkruan “BBC”. Bunkeri ishte ndërtuar për të strehuar zyrtarë, qeveritarë dhe personalitete politike në rast të ndonjë sulmi bërthamor. Policia britanike ka gjetur me mijëra bimë kanabisi, me një vlerë prej 1 milion stërlinash, në një bunker nëntokësor bërthamor, të ndërtuar në vitet 1980.

Padyshim zbulimi më i fundit i policisë britanike, në një bunker bërthamor të papërdorur, ku kultivohej kanabisi, “është më i madhi dhe më i sofistikuari”, sipas detektivëve britanikë.
Me mijëra rrënjë kanabisi janë zbuluar pas një informacioni të marrë në rrugë operative, nga detektivët, në një ish bunker bërthamor të ndërtuar në vitet 1980 në Wiltshire, në perëndim të Anglisë.

Vlera e bimëve narkotike, të cilat nuk janë numëruar deri në fund, mendohet se shkon në 1 milion stërlina.

Sipas krye-detektivit Paul Franklin, “ ka afro 20 dhoma në ndërtesë, nëpër dy kate të bunkerit, që janë gjetur bimët e kanabisit të rritur artificialisht”. Policia britanike ka arrestuar gjashtë persona, tre brenda ambienteve të bunkerit dhe tre jashtë, që mendohet së ishin rojet dhe kultivuesit, të cilët u paditën për kultivim të lëndëve narkotike dhe trafikim të qenieve njerëzore.

Article Logic
Execution time: 0.0036559104919434