INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Mijëra biznese u mbyllën në 2017! Cilat janë parashikimet për 2018?[VIDEO]

Publikuar më: 10:44 11-01-2018

Problemet e mëdha me të cilat janë përballur bizneset në vendin tonë kanë detyruar mijëra prej tyre të mbyllen. Numri i atyre që kanë kaluar në status pasiv në vitin 2017 ka arritur në 13 mijë.
Nëse bën një përllogaritje të thjeshtë rezulton që në Shqipëri janë mbyllur gati 40 biznese në ditë. Numrin më të lartë të subjekteve të mbyllura e mban kryeqyteti me 4.120 dhe për faktin se ka më shumë sipërmarrje, më pas vjen Durrësi, Vlora, Fieri, Elbasani dhe Lezha.
Pjesa më e madhe e bizneseve të mbyllura janë persona fizikë apo të vetëpunësuar, pra kryesisht biznese të vogla, dyqane dhe lokale. Po kështu u mbyllën dhe 10 kompani të mëdha, kryesisht në fushën e naftës. Edhe viti 2018 nisi keq, u mbyllen 247 subjekte në 6 ditë.
Në total, janë rreth 111 mijë kompani që kanë kaluar me status pasiv, të hapura që nga fillimi i viteve 1990 e deri tani. Nga 1 prilli, subjektet me xhiro vjetore mbi 2 milionë lekë do të paguajnë taksën e TVSH-së. Kjo masë e qeverisë është kundështuar nga shumë sipërmarrës të mesëm dhe të vegjël dhe ekspertët paralajmërojnë se për këtë arsye do të ketë sërisht mbyllje masive të biznesve në tremujorin  e dytë të këtij viti.

Article Logic
Execution time: 0.0035700798034668