INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mijëra persona evakuuohen pas tërmetit në ishullin indonezian

Mijëra persona evakuuohen pas tërmetit në ishullin indonezian

Publikuar më: 14:12 06-08-2018

Rreth 10,000 persona janë evakuuar nga ishulli indonezian, Lombok pas tërmetit 6.9 shkallësh të së dielës, i cili ka lënë dhjetëra të vdekur. 

Zëdhënësi për Menaxhimin e Katastrofave, Sutopo Purwo Nugroho, ka thënë se veriu i ishullit Lombok është dëmtuar rëndë. Sipas tij numri i të vdekurve është 98, mirëpo kjo shifër “pritet të rritet”.  Duke vënë në dukje se zonat që u prekën më shumë nga tërmeti ishin pjesët veriore e lindore të Ishullit Lombok dhe qyteti Mataram, zëdhënësi Nugroho tha se shumica e viktimave kishin vdekur si pasojë e mbetjes nën rrënojat e banesave të shembura nga lëkundjet e tërmetit. Pasi tha se shumica e viktimave ishin regjistruar në pjesën veriore të ishullit, Nugroho njoftoi se nga tërmeti kishin mbetur të plagosur më shumë se 300 të tjerë. Ai gjithashtu theksoi se rreth 1.000 turistë vendas dhe të huaj ishin evakuuar nga Ishujt Gili për në zona më të sigurta. 

viktimat_indonezi.JPG

Në zonë është dërguar një numër i madh personeli mjekësor, ndërkohë vazhdojnë punimet për të siguruar nevojat themelore si: batanije, çadër dhe ushqime për mijëra vetë që janë evakuuar nga zona, sqaroi Nugroho. Tërmeti dëmtoi mbi 1.000 shtëpi dhe ekipet e kërkim-shpëtimit të mbështetura nga helikopterët vazhdojnë përpjekjet në këtë zonë.

Presidenti indonezian Joko Widodo shprehu "pikëllimin e thellë" të tij mbi tërmetin vdekjeprurës dhe u bëri thirrje të gjitha ekipeve të kryejnë operacione kërkimi dhe shpëtimi në mënyrën më të mirë të mundshme. 

Article Logic
Execution time: 0.0037319660186768