8810 mijë rrënjë cannabis sativa janë asgjesuar nga Policia e Vlorës. Mësohet se lënda narkotike ishte e mbjellë në 6 parcela.
Bimët narkotike ishin të kultivuara nëpër pjesë toke pa pronarë, të mbjella pranë fshatrave: Kuç, Kallarat, Mavrovë dhe Kropisht, ku lartësia e tyre varionte nga 15 cm deri në 55 cm, të cilat u asgjësuan me djegie.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të tyre.
Ndërkohë më herët një 27-vjeçar nga Pogradeci u arrestua pasi kishte mbjellë 2 mijë rrënjë