INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Mijëra të rinj të papunë, në 3 muaj u mbyllën 9 kompani call-center [VIDEO]

Publikuar më: 15:34 07-07-2017

Me dhjetëra kompani të vogla të sektorit të call center janë mbyllur. E të tjera janë gati të lënë Shqipërinë, për shkak se pak ditë më parë është nënshkruar një marrëveshje mes qeverisë italiane dhe 13 kompanive të mëdha të këtij shërbimi, që operojnë në vendin tonë. Kompanitë nuk do të sjellin më paketa shërbimesh as për nënkontraktorët shqiptarë. Ligji italian që nuk lejon më kompanitë të dërgojnë porosi marketing apo shërbime të tjera në vende që nuk janë anëtare të BE-së, ka 3 muaj që ka hyrë në fuqi. Efekti i menjëhershëm është ndjerë në Shqipëri, ku vetëm në Tiranë janë mbyllur të paktën 9 kompani me mijëra të punësuar, ndërsa në Shkodër pa punë kanë mbetur rreth 1 mijë të rinj e të tjerë janë në pritje, pasi janë mbyllur rreth 10 biznese call center. Në fakt, nëse zbulohen se kompanitë vijojnë aktivitetet, penalitetet që ka vënë shteti italian janë gjoba nga 50 mijë euro në ditë, deri në 150 mijë euro. Ligji ri ka edhe një synim tjetër, që të punësohen të rinjtë italianë, pasi është vënë dhe një kusht, që të paktën 80% e thirrjeve telefonike nga call center të kryhen nga Italia. Por, këto ndryshime janë një “gropë e hapur” për rininë shqiptare, pasi ky biznes mbante të punësuar të regjistruar të paktën 25 mijë të rinj. Të mos llogarisim këtu edhe mijëra të tjerë që punojnë në të zezë.

Article Logic
Execution time: 0.0034148693084717