INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Mijëra ton kanabis në vend. Parashikimi i diplomatit për vitin 2017 [VIDEO]

Publikuar më: 14:12 31-07-2017

Shqipëria besohet se do të prodhojë mijëra ton hashash edhe gjatë vitit 2017.  “Një burim i besueshëm diplomatik perëndimor vlerëson se 3000 ton kanabis mund të prodhohet në Shqipëri në vitin 2017. Kjo gjeneron një sasi të madhe parash që duket se korrupton zyrtarë të lartë të vendit”.  Kështu raporton Iniciativa Globale Kundër Krimit të Organizuar Transnacional  me seli në Gjenevë. Në një raport mbi krimin e organizuar në Ballkan të publikuar së fundi thotë se burim i shumave të konsiderueshme të kanabisit, mbërrin kryesisht nga Shqipëria e cila është vend prodhues. Në këtë raport i kushtohet vëmendje edhe faktit sesi mbjellja e kanabisit për vite të tëra realizohej në zonë Lazaratit e se pas aksionit të ndërmarrë në këtë zonë kultivimi i hashashit u përhap në zona të tjera të vendit.   “Më shumë se një milion bimë kanabis u shkatërruan me sa duket nga policia shqiptare në 2016. Megjithatë, problemi duket se vazhdon: në të vërtetë, duket se kultivimi i tij është përhapur”-thuhet në raport. Po duke ju referuar të njëjtit burim portet e Shqipërisë, Kroacisë, Malit të Zi dhe Sllovenisë në Adriatik janë pikat e kalimit të trafikimit të kokainës në Evropën Perëndimore.  “Ka prova të kufizuara për të mbështetur këtë pretendim bazuar në të dhënat e nxjerra nga sekuestrimit. Por nuk mohohet fakti që bregdeti i Adriatikut është një shesh lojërash për lidhjet e grupeve kriminale të pasura dhe të vjetra në mes të Ballkanit dhe Italisë”-pohon raporti. Sipas organizatës Iniciativa Globale “grupet shqiptare nga Ballkani Perëndimor duket se kontrollojnë shumicën e rrugëve të trafikut të heroinës që kanë marrë përsipër nga kurdët  dhe turqit”.

Article Logic
Execution time: 0.0035779476165771