Mijëra qytetarë i janë drejtuar sot bregdetit të Durrësit me mjetet e tyre, duke bllokuar autostradën Tiranë - Durrës. Shpëtimi nga temperaturat e larta ditëve është gjithmonë plazhi dhe si çdo të dielë qindra automjete janë nisur nga kryeqyteti drejt zonave bregdetare në qytetin e Durrësit.
Ashtu si javët e kaluara, edhe këtë të dielë autostrada Tiranë-Durrës është bllokuar dhe sipas Balkanëeb, trafiku është kilometrik.
Një aks mjaft problematik mbetet ai Tiranë-Gjiri Lalzit dhe anasjelltas, i cili çdo fundjavë e më tepër po kthehet në aks të pakalueshëm për pushuesit, të cilëve u duhet të qëndrojnë me orë të tëra në makinë.
Situata pritet të normalizohet pas orës 11 të paradites.