INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mijra persona në vit të kthyer nga Rinasi, të dyshuar për lidhje me ISIS

Mijra persona në vit të kthyer nga Rinasi, të dyshuar për lidhje me ISIS

Publikuar më: 14:56 04-07-2016

12 mijë është numri i personave të kthyer nga policia në aeroportin e Rinasit për shkak se janë konsideruar si të dyshimtë.
Shifra është bërë e ditur nga Drejtori i Përgjithshëm për Kufirin dhe Migracionit, Genc Merepeza gjatë mbledhjes së Aviacionit Civil, procesverbali i së cilës u zbardh sot nga Newsbomb.al.
Por shqetësues është fakti se një pjesë e konsiderueshme e tyre nuk janë lejuar të udhëtojnë nga aeroporti “Nënë Tereza” për shkak se dyshoheshin si persona të lidhur me organizatën terroriste të ISIS. Kthime në kufi ka pasur edhe për shkak të mungesës së mjeteve financiare.
“Në vitin e kaluar kemi refuzuar kalimin e rreth 12000 shtetasve për problem (dyshime) me ISIS apo mos pasje mjetesh financiare të mjaftueshme të udhëtimit si dhe kërkesa për biletën e kthimit që faktikisht nuk duhet t’ja kërkojmë ne”, ka thënë Merepeza, raporton Newsbomb.al.

Article Logic
Execution time: 0.0060539245605469