INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mikela, tregon arsyet e ndarjes nga Erioni: “Tentova disa herë, nuk u ndamë në paqe”

Mikela, tregon arsyet e ndarjes nga Erioni: “Tentova disa herë, nuk u ndamë në paqe”

Publikuar më: 15:33 20-07-2022

Mikela Pupa ka qenë së fundmi e ftuar në programin “Pardon My French”, ku ka folur për jetën e saj personale që pas daljes nga “Për’Puthen”. Ajo u ndal te ndarja me Erionin ku edhe zbuloi arsyet.

“Lidhja me Erionin kishte filluar edhe pak më përpara. Një 8-mujorsh e kaluam bashkë. Ishte bukur aq sa zgjati… Largësia edhe distanca ndikuan. Nuk shiheshim shpesh. Kisha nevojë ta kisha afër. E doja afër në plazh… Besoj që lidhjet në distancë nuk funksionojnë. Nuk patëm një pushim të dy. Si dolëm nga programi u fokusuam te punët tona dhe nuk patëm kohë për ne. Tentova disa herë, por ndonjëherë duhet të bëjnë edhe të tjerët për ty”,tha ajo.

Jo vetëm kaq por ajo rrëfeu se ndarja mes tyre nuk ka qenë edhe aq e paqtë.

“Nuk u ndamë në mënyrë të paqtë. U zumë normalisht. Por pas asaj kohe kemi folur me njëri-tjetrin. Nuk i mbaj mëri. Vuri disa gjëra sipër meje…”, shtoi ajo.

Gjithashtu, ajo u ndal te marrëdhënia e saj e miqësisë me Efin, ku këtë të fundit do ta shikojmë te “Kepi i Tundimeve.”

“Jam lumturuar që Efi do jetë atje. Nuk më erdhi inat. Është fiks një program për Efin. Nuk kishte sens të isha unë atje. Mezi po e pres që të fillojë që ta shoh”, përfundoi Mikela.

Article Logic
Execution time: 0.0036869049072266