Sulmuesi kilian është blerja më e re e “Diajve të Kuq”. Sanchez firmosi kontratën për Manchester United në 22 janar të këtij viti, duke u bërë kështu kiliani i parë që luan për ekipin anglez të United.
Sanchez është fotografuar ditën e sotme gjatë stërvitjes së ekipit anglez për ndeshjen e radhës në FA-CUP ndaj Huddersfield. Ai është përballur me një nga sfidat e tij të para gjatë stërvitjes së të mërkurës. E ftohta e madhe e ka detyruar kilianin të shfaqet i veshur deri në grykë në stërvitjen me shokët e tij të skuadrës.
Alexis dukej veçanërisht i gjallë gjatë përgatitjeve stërvitore në shi dhe në të ftohtë për sfidën ndaj Huddersfield. Pas humbjes së fundit në Premier League, Manchester United duket sikur ka mbledhur forcat për t’u rikthyer në kompeticionin e FA-CUP me qëllimin e vetëm për fitore.