INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mikrofon me ekran, risia nga Apple

Mikrofon me ekran, risia nga Apple

Publikuar më: 15:26 09-05-2017

Tashmë të gjithë e dinë se çfarë pajisje është Amazon Echo.

Pajisja, e cila kombinon mikrofonin me asistentin personal virtual AI, aktualisht është njëra nga inovacionet në ngritje në sferën IT.

Google ka një pajisje të ngjashme Google Home, ndërsa Harman Kardon Invoke arrin më vonë gjatë këtij viti. Ai do të përfshijë mikrofonat premium Harman Kardon në kombinim me asistentin virtual të Microsoft-it, Cortana.

Javën e kaluar kishte raportime interesante, sipas të cilave gjenerata e ardhshme e mikrofonave të mençur Amazon Echo do të përfshijnë edhe ekranin. Sipas disa raportimeve tjera thuhej se Apple do të prezantojë një mikrofon të mençur që ka shumë të ngjarë të dalë në ngjarjen e WWDC-së në qershor.

Versioni i produkteve të Apple do të përfshijë mikrofona, të cilët i prodhon Beats dhe do të ketë të integruar asistentin virtual Siri. Zëvendës presidenti i Apple, Fil Shiler, ka thënë kohë më parë se mikrofoni do të ketë po ashtu edhe ekran.

Ai thotë se edhe pse ekzistojnë situata në të cilat ekranet nuk janë të domosdoshme, ekzistojnë situata të tilla që kërkojnë përdorimin e tij.

Article Logic
Execution time: 0.0039060115814209