INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Miku i ngushtë i Georgina Rodriguez tregon si po e përjeton ajo humbjen e djalit

Miku i ngushtë i Georgina Rodriguez tregon si po e përjeton ajo humbjen e djalit

Publikuar më: 20:25 25-04-2022

Pak ditë më parë Cristiano Ronaldo dhe Georgina humbën njërin ndër binjakët që po prisnin, djalin. Lajmin zëmërthyes e bëri të ditur vetë futbollisti, me anë të një postimi në Instagram.

 

Së fundmi një mik i ngushtë i Georgina Rodriguez, Ivan Garcia ka thënë se shpreson ta shohë sërish buzëqeshjen e saj. Ivan tregoi se java e kaluar kishte qenë shumë e komplikuar për modelen pas vdekjes së djalit që ajo priste me Cristiano Ronaldon. Ai tha se Georgina ishte shumë e fortë dhe po merrte shumë ndihmë nga miqtë dhe familja e saj për të kapërcyer dhimbjen.

 

"Ka qenë një javë shumë e ndërlikuar që është normale. Ne prisnim dy fëmijë të vegjël dhe nuk rezultoi ashtu. Nuk do të them asgjë sepse ata kanë kërkuar privatësi. Ajo gjithmonë ka thënë se fëmijët e saj janë të parët dhe do t’i japë vajzës gjithë dashurinë e saj. Georgina është shumë e fortë dhe ajo e di që jemi të gjithë këtu. Ajo e di se rrethi i saj i familjes dhe miqve do ta ndihmojë. Shpresoj që së shpejti do ta shohim sërish të buzëqeshur", tha Ivani.

Article Logic
Execution time: 0.0035469532012939