Ledri Vula dhe Sara Hoxha janë vënë së fundmi në qendër të vëmendjes, sidomos pas konfirmimit se Sara është shtatëzanë në pritje të një vajze. Sara është mjaft aktive në rrjetet sociale ku e shohim të postojë herë pas herë foto ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur.
Këto ditë, Sara po i kalon në shoqërinë e “mikut” më të mirë, jastëkut. Në një postim në llogarinë e saj në Instagram, ajo shkruan se mezi pret të kthehet në shtëpi, e të rehatohet në butësinë e jastëkut të saj. Kjo është edhe një ide mjaft e mirë për gratë shtatzënë, të cilat hasin shumë vështirësi prej rëndesës së barkut. Po ashtu fjetja anash nxit qarkullimin e gjakut dhe rekomandohet për gratë shtatzëna.