Gjithçka mes Mila Kunis dhe Ashton Kutcher filloi si “miq me përfitime”.
Mesa duket dy aktorët hollywood-ianë kanë rënë pre e filmave që ata kanë luajtur vetë, “Friends with Benefits” i Kunis dhe “No Strings Attached” i Kutcher. Është vetë bukuroshja 32 vjeçare që e rrëfen këtë fakt, duke thënë se gjithçka filloi thjesht si “pak qejf” dhe pas 3 muajsh nuk ishte më thjesht seks. Ajo shton se përfunduan duke i përjetuar filmat e tyre në jetën e vërtetë, nga fillimi në fund. Në fillim njihen, përfshihen në një marrëdhënie vetëm fizike për treçerekun e filmit dhe në fund të gjithë jetuan të lumtur dhe të gëzuar. Dhe me dy fëmijë në rastin e Kunis dhe Kutcher, i dyti në pritje pasi artistja amerikane është shtatzanë.