Vetëm pak ditë nga shitja e klubit kuqezi në duart e kinezëve, vjen edhe përforcimi i parë në merkato. Milani është gati të mbyllë marrëveshjen për Mateo Musacchion. Sipas së përditshmes “Gazzzetta dello Sport”, drejtori sportiv Mirabelli dhe administratori i Milanit Fassone kanë arritur një akord me mbrojtësin e Villareal, për të cilin janë gati 18 milionë euro. Ndërkohë që në ndeshjen e Champions League mes Monacos dhe Borussia Dortmund, në stadiumin “Luigji II” kanë qenë të pranishëm trajneri Montella dhe drejtori sportiv Mirabelli, të cilët kanë vëzhguar nga afër sulmuesin e verdhezinjëve Aubameyang. Duket se e ardhmja e Milanit po projektohet pa ardhur sezoni i ri, ndërkohë që në listën e dëshirave qëndron edhe mesfushori spanjoll Cesc Fabregas.