Milan ka arritur një fitore epike, me nëntë futbollistë në fushën e lojës. Me rezultatin 1-0 në fushën e Bologna, skuadra la pas shpine një periudhë të errët me tre humbje të njëpasnjëshme në Serie A. Kuqezinjtë mbeten me një lojtar më pak, 10 minuta para fundit të pjesës së parë kur Gabriel Paletta mori kartonin e dytë të verdhë dhe ky fraksion loje u mbyll 0-0.
Në pjesën e dytë kuqezinjtë humben edhe nje lojtar, duke mbetur vetem me nëntë, pasi mesfushori Kucka u ndëshkua me karton të kuq. Me dy futbollistë më pak, Milan bëri një paraqitje të jashtëzakonshme dhe pasi goditi një traversë dhe krijoi disa raste për shënim, arriti të gjejë golin e fitores. Ai do të vinte në minutën e fundit pas një asisti të Gerard Deulofeu për Mario Pasalic, qe gjeti porten. Momentalisht Milan mban vendin e shtatë në tabelën e Seria A, me 40 pikë, vetëm 8-të pikë më pak Napoli-t i cili mban vendin e tretë.
Juventus ka fituar 2-0 ndaj Crotone dhe marshon drejt titullit të gjashtë radhazi në Serie A. Në ndeshjen e prapambetur, kundër vendit të parafundit në renditje, bardhezinjtë vuajtën në pjesën e parë, por i mbyllën llogaritë në 45 minutat e dyta me golat e shënuar nga sulmuesit “me peshë” Mario Mandzukic dhe Gonzalo Higuain. Juventus shkon në 7 pikë më shumë se Roma e vendit të dytë.