Një ide e re për Milanin shfaqet në horizontin e merkatos së Janar-it. Në javët e fundit ka pasur plot kontakte midis Ariedo Braid-ës dhe menaxherëve kuqezinj për të folur rreth Denis Suarez, sulmuesi që është në shërbim të Barcelonës.
I lindur në vitin 1994 në Salceda de Caselas, Suarez është një talent i ri, i cili ka mjaft aftësi driblimi dhe është i aftë ta dërgojë skuadrën në afërsi të portës me forcën e tij.
Hapësirat për të tek Barcelona janë zvogëluar edhe me ardhjen e Arthur verën e kaluar, kështu që Suarez do të ndryshojë disi klimën në merkaton e ardhshme të dimrit.
Për të thuhet se janë bërë oferta dhe nga Napoli, por kërkesa e Barcelonës për 50 milionë euro, duket se i ka lënë negociatat midis ekipeve përgjysmë.