INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Milan “Made in China”?

Milan “Made in China”?

Publikuar më: 17:11 27-04-2016

Duket se pas disa viteve të errëta tek skuadra e Milan, po vjen koha kur ky ekip gjigand në Europë të rikthehet edhe një herë në majat e futbollit. Pas më shumë se 3 dekadash dhe shumë trofeve të fituara me në krye, Silvio Berlusconi, duket se Milan është drejt ndryshimit të pronarit. Don Silvio ka marrë vendimin për t’a shitur klubin që drejton prej vitesh tek investitorët e grupit kinez, “Alibaba”.

Mendohet se Berlusconi ka pranuar ofertën e kinezëve prej 700 mln eurosh, por kjo gjë ende nuk është bërë zyrtare pasi të dyja palët refuzojnë të komentojnë në lidhje me këtë çështje. Pier Silvio Berlusconi pasi u pyet për shitjen e klubit u shpreh: “Nuk di asgjë”, duke hedhur poshtë aludimet e “Corriere Dello Sport”, por megjithatë duket se gjërat tashmë po shkojnë drejt marrëveshjes finale. Ndërkohë grupi “Alibaba” i pyetur në lidhje me këtë çështje, u shpreh se nuk i komenton thashethemet.

Article Logic
Execution time: 0.0039029121398926