INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Milan mund Lacion 2-0, Strakosha debuton në Serie A

Milan mund Lacion 2-0, Strakosha debuton në Serie A

Publikuar më: 07:54 21-09-2016

Dekada më parë, në vitet ’90 të shekullit të lënë pas, Foto Strakosha ishte një nga portierët më të njohur në Shqipëri. Dinamo, Olimpiakosi e përfaqësuesja e Shqipërisë ishin kulmet në karrierën e portierit të dalë nga provinca. Mbrëmjen e së martës së 20 shtatorit, në takimin hapës të javës së pestë të kampionatit italian, Milan – Lacio, ka debutuar i biri i Foto Strakoshës. Thomas Strakosha debuton me humbje në Serinë A. Portieri i kombëtares shqiptare U21 bëri një paraqitje shumë të mirë, por nuk arriti të shpëtojë Lazion nga humbja 2-0 ndaj Milanit në “San Siro”.

Carlos Bacca zhbllokoi rezultatin në minutën e 37, ndërkohë që më pas vetë ai humbi një shans për ta dyfishuar atë. Lazio e Inzaghit u mundua të bëjë diçka në pjesën e dytë, por mungesa e fantazisë në mesfushë bëri që ata të mos rrezikonin asnjëherë ashtu siç duhet portën kundërshtare.

Në minutën e 74, Niang shënoi golin e dytë dhe të qetësisë nga pika e 11-metërshit. Me këtë triumf Milani i Montelës ngjitet përkohësisht në vendin e tretë me 9 pikë, po aq sa Juventusi që do të luajë të mërkurën ndaj Kaljarit.

Article Logic
Execution time: 0.0041360855102539