Në pritje për të kuptuar të ardhmen e Donnarummës dhe për të mbyllur blerjen e Contit, Milani po punon për forcimin e mesfushës.
Mediat gjermane shkruajnë se kuqezinjtë janë të interesuar për lojtarin e Bayer Leverkusen, Hakan Çalhanoglu.
Numri 10 i "aspirinave" ka një kontratë deri në vitin 2019 me klubin gjerman dhe çmimi i tij varion nga 20-25 milionë euro.
“Kemi kontakte me Milanin, që është një nga klubet më të mira në Europë. Kaq mund të them”, ka deklaruar agjenti i mesfushorit turk.