Milani duket se e ka fituar garën me Interin për mbrojtësin holandez Stefan De Vraj, teksa Fasone ka arritur në parim marrëveshjen me presidentin e Lacios Klaudio Lotito.
Parimisht ëshët rënë dakord që Milani të paguajë 25 milionë euro për shërbimet e mbrojtësit, i cili në fakt ka pasur disa oferta, me Interin që ngulmon prej disa kohësh, ndërkohë që edhe Mançester Junajtid në Angli është interesuar për holandezin.
Tashmë Fasone e Mirabeli do të kenë një takim për përfaqësuesin e lojtarit sikurse shkruan “Gazetta dello Sport” dhe pritet të ofrojnë një kontratë 4-vjeçare për De Vraj. Paga e tij do të shkojë në rreth 4 milionë euro, ndërkohë që do të ketë bonuse në bazë të ecurisë së klubit vitin e ardhshëm.