Në ndeshjen e parë të play off të Europa League në “San Siro”, Shkëndija e Tetovës do të ketë akoma më shumë vështirësi për të surprizuar Milanin. Ekipi shqiptar jashtë kufijve administrativ do të luajë ndaj italianëve në një pozicion aspak të favorshëm që rëndohet edhe nga blerjet e reja të vendasve.
Bonucci dhe Biglia janë përfshirë në listën e dërguar në UEFA për 90 minutëshin ndaj tetovarëve. Dy blerjet më të spikatura të kuqezinjve në merkaton e kësaj vere do të jenë në dispozicion të trajnerit Montella në 17 gusht kundër Shkëndijës.
Nuk është përfshirë ashtu siç pritej, kolumbiani Bacca që do të transferohet në një skuadër tjetër brenda muajit gusht. Kanë mbetur ndërkohë dy vende bosh në listën kontinentale, të cilët Milan mund t’i mbushë me përforcime të tjera cilësore që po diskutohen shumë.
Ndërkohë, për shkak të sfidës me Shkëndijën e Tetovës, Milan kërkoi dhe mori aprovimin që të luajë një ditë më parë në serinë A, pikërisht në 29 gusht ndaj Crotone-s. Kjo bëhet sepse në 24 gusht kuqezinjtë do të luajnë me shqiptarët në stadiumin e Shkupit.