Franck Kessie ka kaluar me sukses testet mjekësore dhe tashmë mund të quhet një lojtar i Milanit.
Të martën mesfushori i Atalanta-s iu nënshtrua disa ekzaminimeve mjekësore shtesë për shkak se u konstatua një problem i vogël fizik, ndërsa këtë mëngjes ka kaluar të gjitha testet atletike dhe fizike në Milanello.
Lojtari nga Bregu i Fildishtë pritet të prezantohet gjatë ditës së hënë pasi këto ditë nuk është i mundur për shkak të mungesës së agjentit të tij.
Kujtojmë që kjo është transferta e dytë e Milanit pas Musacchios.