Milani ka vendosur që të shkarkojë trajnerin Sinisha Mihajloviç, pas rezultateve të dobta të kuqezinjve në Serinë A për këtë sezon.
Sipas ‘La Gazzetta dello Sport’, drejtuesit e klubit tashmë kanë vendosur për të ardhmen e trajnerit Sinisa Mihajloviç, të cilin nuk e duan më në krye të skuadrës.
Drejtori ekzekutiv, Adriano Galliani, ia ka komunikuar lajmin drejtuesve të skuadrës, ndërsa shumë shpejtë do të bëhet edhe zyrtarizimi i largimit të tij.
Lajmin e ka raportuar edhe portali i klubit ‘Milannews.it’, sipas të cilit presidenti i klubit, Silvio Berlusconi menjëherë ka nisur bisedimet për gjetjen e trajnerit të ri.
Thuhet se i preferuari i Berluskonit është trajneri që drejton të rinjtë e Milanit, Brochi, me të cilin Berluskoni ka nisur bisedimit.
Vendimi i shkarkimit të teknikut serb pritet të zyrarizohet të martën ose gjatë javës.