Sonte në mbrëmje në “San Siro” do të zhvillohet ndeshja e parë e fazës “play-off” të Liga Evropa midis Milanit dhe Shkëndijës. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane në shkallët e stadiumit sonte pritet të ketë rreth 66 mijë shikues. Në “San Siro” do të ketë afërsisht rreth 1000 tifoz shqiptarë, që do jenë në përkrahje të Shkëndijës. Ballistët kanë arritur tashmë në “San Siro”. 20 autobusët e mbushur me tifozë shqiptarë “Ballistët” tashmë janë parkuar para “San Siros”, aty ku do të zhvillohet sonte ndeshjes mes Milanit e Shkëndijës.