Skuadra e Milanit mund të drejtohet sezonin e ardhshëm nga trajneri aktual i Sassuolo-s, Di Francesko. “Corriere dello Sport” shkruan se presidenti Silvio Berlusconi e ka bërë zgjedhjen e tij dhe është pikërisht Eussebio Di Francesco ai që do të vijë te Milani.
Gazeta shkruan se edhe Adriano Galliani e pëlqen ish mesfushorin e Romës.
Befasia e parë për trajnerin e ri pritet të jetë Zlatan Ibrahimovic i cili pritet të vijë gjatë verës nga PSG. Veç zërave të merkatos që e drejtojnë teknikun në rradhët e kuqezinjëve, edhe zyrtarët e Sassuolos në një farë mënyre e pranojnë dicka të tillë:
“Duam të rinovojmë me Di Franceskon, kemi një takim këto ditë, por është e vështirë ta mbajmë kur dalin në pah emra të mëdhenjë të futbollit. Gjithsesi, presidenti ynë e ka të qartë të ardhmen e klubit tonë.”