Milani ka mposhtur 2 me 1 Fiorentinën në kryendeshjen e javës së 25-të në Serie A. Të tre golat u shënuan në pjesën e parë. I pari shënoi Kucka në minutën e 17-të, katër minuta para se Kaliniq të barazonte reuzltatin në 1 me 1. Në minutën e 31-të, Deulofeu shënoi për 2 me 1 dhe rezultatin përfundimtar të takimit. Milani mbetet i shtati me 44 pikë, tri më pak se Lazio që është e gjashta. Atalanta e Interi kanë nga 48 pikë në pozitat katër dhe pesë. Roma ka fituar 4-1 ndaj Torino në “Olimpico” dhe kthehet në vendin e dytë të Serie A në kuotën e 56 pikëve. Të besuarit e Luciano Spalleti i mbyllën llogaritë që në pjesën e parë me dy gola. Fiton dhe Interin në tranferte ndaj Bolonjës. Skuadra zikaltër arriti të triumfojë 0-1 në stadiumin “Renato Dall’Ara”, ndeshjen e zgjidhi sulmuesi Gabigol në pjesën e dytë.
Barcelona iu afrua me vetëm 1 pikë diferencë Realit të Madridit kryesues. Por për avancimin e katalanasve tifozët e pranishëm në stadiumin Kamp Nou vuajtën deri në fund, por si gjithnjë ishte shpëtimtari i përhershëm i katalanasve Lionel Messi që i dha fitoren në fund të ndeshjes pas një penalltie të ekzekutuar si duhet. Pas kësaj fitore 2-1 në shtëpi, Barcelona rikthehet në vendin e dytë me 51 pikë, një pikë më pak se Real Madrid në vendin e parë, por Los Blancos kanë dy ndeshje më pak.