Milani zhgënjen në debutim. Në provimin e parë zyrtar të teknikut Xhampaolo, kuqezinjtë u mposhtën 1-0 nga Udineze, por ajo që shqetëson është loja e dobët.
Pjesa e parë ishte tërësisht e përgjumur mes të dyja ekipeve. Shumë pragmatiste, dhe pa tentuar drejt portave respektive, duke e bërë ndeshjen edhe të mërzitshme disa herë.
Në pjesën e dytë, “Djalli” u fut në fushë me më tepër iniciativë, por goditjet e Susos, Kastijehos apo Piontekut nuk kishin saktësinë e duhur për tek porta e Udinezes. Ishin pikërisht miqtë, që shtangën në minutën e 72-të me Bekaon, ku mbrojtësi shënoi me kokë pas një goditje këndi.
udineze milan
Rast për moviolë ai i minutës së 84-t, ku pas një prekje me dorë të Samir brenda zone, arbitri kryesor Paskua, shkon ta shohë në VAR, por sërish nuk akordon penallti për kuqezinjtë. Deri në fund, Udineze mbroi avantazhin, duke marrë kështu fitoren e parë në Seria A për këtë sezon, ndërsa Milani ka ende shumë për të bërë në këtë edicion të ri.