INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Milani luan “tennis” me Shkëndijën, përfundon 6-0 ndeshja në San Siro [VIDEO]

Milani luan “tennis” me Shkëndijën, përfundon 6-0 ndeshja në San Siro [VIDEO]

Publikuar më: 21:50 17-08-2017

Shkëndija e Tetovës e ka patur tepër të vështirë përballjen e parë kundër Milanit në “San Siro”. Skuadra shqiptare e Maqedonisë është mundur thellë me rezultatin 6-0 nga të besuarit e Vinçenzo Montelës duke mos patur mundësinë për të lënë gjurmë në stadiumin mitik të qytetit të Milanos.

Goli i parë erdhi pa kaluar shumë pasi Andre Silva mposhti pa shumë veshtirësi portierin Zahov në minutën e 13-të. Montolivo në të 25-ën dhe sërish portugezi Silva do të mbyllnin pjesën e parë me shifrat 3-0.

Sërish në pjesën e dytë Shkëndija e pati të vështirë të bënte diçka kundër një Milani që ka shpenzuar rreth 200 mln euro në merkato vere. Goleadën e italianëve e plotësuan Fabio Borini në të 67-ën, Antonelli në të 69-ën dhe sërish Montolivio në të 85-ën. 

Për Shkëndijën nuk do të mbetet shumë për të bërë në takimin e kthimit në Shkup pasi rezultati flet vetë, por gjithsesi nuk është pak të sfidojë “djallin” në një ndeshje prestigji në fushën e tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0037150382995605