Milani duket në buzë të greminës përpara asaj që mund të quhet ndeshja më e rëndësishme e sezonit. Pas eliminimit nga Kupa me humbjen ndaj Lazios, ekipi i Gatusos ka fituar vetëm 1 ndeshje ne 7 të fundit.
Ndaj Torinos rrezikohet vendi i katërt edhe kualifikimi për në Champions i kuqezinjve. Trajneri i ka justifikuar rezultatet e këqija me lodhjen e ekipit, duke shtuar se edhe ai vetë është një përgjegjës i madh për situatën e krijuar.
Thuhet se trajneri mund të japë dorëheqjen në fund të sezonit me Leonardon dhe Maldinin të lodhur nga loja pa ide e ekipit.