Milani nuk e ka ndërmend të ndalet në këtë merkato!
Drejtues të rinj, lojtar të rinj dhe tashmë është siguruar edhe besimi i tifozëve për sezonin e ri. Pas shumë e shumë tratativash, Milani ka mbyllur marrëveshjen për blerjen e mbrojtësit të djathtë nga Atalanta, Andrea Conti.
Lajmi është bërë i ditur nga mediat italiane dhe nga eksperti i merkatos, Gianluca Di Marzio. Mbrojtësi italian do të arrijë nesër në Milanello për të kryer testet fizike, më pas të premtet do të kryejë testet mjekësore dhe do vendosë të zezën mbi të bardhë.
Marrëveshja është mbyllur për 24 milion Euro + Matteo Pessina, lojtar i Primaveras.