Napoli ka bërë detyrën në ndeshjen e dytë të kampionatit, duke mposhtur Milanin me rezultatin 4-2. Në “Sao Paolo” napoletanët shënuan dy herë në minutat 18 dhe 33, me anë të afrimit më të ri në merkato, polakut Arkadiusz Milik, i cili po mbush boshllëkun që la largimi i Higuain.
Në pjesën e dytë kuqezinjtë fillimisht shkurtuan diferencën me Niang në minutën e ‘6 dhe më pas barazuan me një eurogol të Suso, 4 minuta më vonë.
Për t’u bërë protagonist më pas Callejon, që shënoi për Napolin në minutën e 74-të dhe të 93-të. Veçse gjatë pesëmbëdhjetë minutave të fundit, Milani do të luante me nëntë lojtarë, pas daljes me të kuqe të Kucka-s dhe Niang-ut.