Mauro Icardi është përfundimisht njeriu i momentit tek Interi, pasi vendosi për herë të fundit derbin e Madoninës kundër Milanit. Një derbi që dukej i destinuar të mbyllej në barazim pa gola, por një gol në minutat e fundit të ndeshjes nga argjentinasi çoi në delir tifozat interistë dhe mes tyre partneren e tij.
Wanda Nara u shfaq e entuziazmuar në përfundim të derbit Inter-Milan. Maurito, sapo kryesori vërshëlleu për fundin e sfidës, vrapoi të përqafonte pikërisht Wandan, duke i dhuruar përqafime dhe një puthje të zjarrtë. Bukuroshja argjentinase, në fakt, nuk i përmbajti lotët në momentin e golit, arsyeja është e thjeshtë për t’u kuptuar.