INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Milano Shqiptari tenton të djegë gruan me benzinë, por e pëson

Milano Shqiptari tenton të djegë gruan me benzinë, por e pëson

Publikuar më: 14:33 01-10-2016

Mediat italiane bëjnë të ditur se një shqiptar ka tentuar t’i vërë flakën bashkëshortes pas një sherri që patën në banesën e tyre në Milano.

Sipas “Corriere della Sera”, çifti  ishte në proces divorci dhe ky ka qenë shkaku i debatit që është përshkallëzuar më pas në ngjarjen e rëndë.

Filimisht 52 vjeçari ka tentuar të djegë bashkëshorten duke shpërndarë benzinë me bidonë në disa dhoma të banesës dhe më pas ka spërkatur edhe veten bashkë me  gruan 41 vjeçare, por nga pakujdesia ai ka marrë zjarr vetë.

Për fat të mirë gruaja ka arritur të shpëtojë duke u hedhur nga ballkoni. Pas saj është hedhur edhe bashkëshorti,  por ai gjendet i shtruar në spital për shkak të plagëve të rënda dheështë në rrezik për jetën.

Babai i tre fëmijëve  nuk pranonte në asnjë mënyrë faktin, që bashkëshortja e tij, 41 vjeçe kërkonte divorcin.

52-vjecari ishte i papunë dhe jetonte në kurriz të bashkëshortes, e cila punonte në një firmë pastrimi.

Article Logic
Execution time: 0.0018351078033447