Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar në qytetin e Milanos me akuzën e fabrikimit të dokumenteve false. Policia italiane ka ndërmarrë operacionin e koduar “Toka e Premtuar” , i cili ka çuar në arrestimin e 2 shqiptarëve të moshës 45 vjeç. Në banesat e tyre, ata kishin ngritur një fabrikë të vërtetë stampimi dokumentesh të falsifikuara. Policia italiane sekuestroi karta identiteti, stampa, kompjutera, makina që shërbenin për falsifikimin etj. Hetimet nisën në muajin gusht të 2016 pasi policia italiane identifikoi në qytetin e Milanos shtimin e fenomenit të shtetasve marokenë klandestinë me pasaporta e dokumente të falsifikuara. Hetimet disa mujore çuan në identifikimin e shqiptarëve të cilët qëndronin çdo ditë në ambientet e jashtme të konsullatës marokene në qytetin e Milanos. Nga hetimet rezulton se ata shkonin aty dhe u ofronin shtetasve maroken pasaporta të falsifikuara italiane me çmim 3500 euro. Po kështu ata afronin leje qëndrimi të falsifikuar kundrejt pagesës 350- 550 euro, patentë italiane të falsifikuar për 250-350 euro si dhe pasaportë marokene të falsifikuar për 750 euro.
Koha e realizimit të një dokumenti apo pasaporta të falsifikuar ishte mjaft e shkurtër. Hetimet nisën në muajin gusht të 2016 pasi policia italiane identifikoi në qytetin e Milanos shtimin e fenomenit të shtetasve marokenë klandestinë me pasaporta e dokumente të falsifikuara, Shqiptarët ishin të aftë t’i realizonin dokumentet shumë shpejtë, vetëm disa orë pas marrjes së porosisë. Dorëzimi bëhej gjithmonë pranë të njëjtit lokal.
Cilësia e falsifikimit të tyre ishte mjaft e lartë, sidomos pasaportat ishin pothuajse identike me ato origjinalet. raporton ora neës. Dy shqiptarë e arrestuar, ishin të dënuar më parë nga drejtësia italiane për vepra të ndryshme penale. Mediat italiane raportojnë se ata kishin kryer shumë investime në fushën e tregtisë dhe industrisë në Shqipëri.