Udhëtonin me një makinë Opel të ngarkuar me kokainë, plot 30 kile, të ndara në 28 “pako”. Karabinierët e Milanos kanë arrestuar një çift shqiptarë të moshës 37-vjeç, me banim në zonën e Comos. “Repubblica.it” shkruan se arrestimi i tyre ishte i rastësishëm, kur makina e karabinierëve qëndroi përkrah makinës së shqiptarëve, me targa gjermane, para një semafori të kuq. Sapo pa karabinierët, gruaja u tremb dhe, duke parë reagimin e saj, policët vendosën të bënin kontroll. Në postofolin e shqiptares u gjetën 1700 euro, të cilat ajo nuk mund t’i justifikonte. Çifti u shoqërua në kazermën e karabinierëve, ku u zbulua edhe droga në makinë, ç'ka solli arrestimin e tyre.